Bërnabiq thotë se Gjermania ka qëndrim të qartë: Asociacioni duhet të themelohet

Prishtinë | 04 Kor 2024 | 19:09 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq, pas takimeve në Berlin u ka thënë gazetarëve se në të gjitha bisedat me zyrtarët gjermanë ka dëgjuar një qëndrim të qartë të Gjermanisë sipas saj, se në Kosovë duhet të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

”Qëndrimi i Gjermanisë është se Marrëveshja e Brukselit duhet të zbatohet, se ka pasur shumë vonesa dhe se AKS duhet të jetë gjithmonë e para në rendin e ditës. Shpresoj se kjo do të tregohet në praktikë në një të ardhme të parashikueshme, edhe pse po vonohet për më shumë se 11 vjet”, citohet Bërnabiq t’u ketë thënë gazetarëve në Berlin.

Sipas Bërnabiq, Gjermania e sheh Deklaratën nga Parlamenti Gjithëserb në mënyrë të njëanshme, si synime separatiste dhe nuk sheh asgjë tjetër në gjithë situatën komplekse.

”Duhet shpjeguar se Deklarata të cilën e miratuam në Kuvendin e Shenjtë të Serbisë para së gjithash kërkon paqe, stabilitet, respekt për të gjitha viktimat e luftërave në BeH. Dhe është gjithashtu një deklaratë që kërkon respektimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Marrëveshja e Paqes e Dejtonit flet për BiH-në si një shtet me dy entitete – Federatën e Bosnjë-Hercegovinës dhe Republikën Sërpska dhe tre vendet përbërëse dhe Presidencën, e cila përbëhet nga tre anëtarë, të cilët duhet të konsultohen për të gjitha çështjet e jashtme, politikën e Bosnjës dhe Hercegovinës”, tha Bërnabiq.

Të ngjashme