Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes në konferencën e sotme për shtyp përveç ndeshjeve të rëndësishme për Kosovën, ai pati edhe diçka tjetër për të thënë.
Në fund ai u gjend përballë një pyetje mjaftë interesante, për kryeministrin e ri të Kosovës.
Ai tha se shpreson që Kosova të ketë një kryeministër të interesuar për futboll, shkruan arbresh.info
“Unë nuk mund të ftojë, është problem i FFK-së. Ne kemi punuar me ekipin dhe kemi menduar. Unë mendojë se futbolli i përket vendit dhe shpresojë se do të kemi një kryeministër të interesuar për futboll dhe pse jo të na jap një premi të mirë nëse kualifikohemi”, ka thënë Challandes.
Kosova dje ka votuar për qeverinë e re dhe nga rezultatet preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar me kandidatin e saj për kryeministër, Albin Kurti.