Bernard Challandes rinovon kontratën me Kosovën

Prishtinë | 27 Gus 2020 | 17:17 | Nga Ekonomia Online

Bernard Challandes do të vazhdojë t’i prijë Përfaqësueses së Kosovës deri në vitin 2022.

Marrëveshja e re është arritur sot në takimin që presidenti Agim Ademi së bashku me sekretarin e përgjithshëm Eroll Salihu e kanë zhvilluar me trajnerin zviceran, e ku palët u dakorduan që ta vazhdojnë rrugëtimin e përbashkët edhe për dy vjet, përcjell “Zeri.info”.

Kësisoj, kontrata e re është për periudhën 2020-2022.

Deri te marrëveshja e re erdhi si rezultat i punës së mirë dhe sukseseve të arritura të Dardanëve në periudhën 2018-2020, derisa me punën e trajnerit zviceran kanë qenë të kënaqur të gjithë.

Në anën tjetër, edhe Challandes është i kënaqur me punën, kushtet dhe gjithçka që ofron FFK-ja.

“Tani, përqendrimi është tek dy ndeshjet e radhës kundër Moldavisë dhe Greqisë, me shpresë dhe besim për suksese të reja”. thuhet në njoftimin e FFK-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme