Anësori i Juventusit, Federico Bernardeschi ishte në lot pasi fitoi Kampionatin Evropian me Italinë të dielën që shkoi.
Ish-anëtari i Fiorentinës ishte kritikuar për paraqitjet e tij në Serie A nën Andrea Pirlon sezonin e kaluar, por trajneri Roberto Mancini tregoi besim te 27-vjeçari, i cili e ftoi në Euro 2020.
Bernardeschi ishte në lot pas triumfit në Wembley, pasi Italia mundi Anglinë pas penalltive dhe ngriti trofeun e Kampionatit Evropian.
“Ne i meritojmë të gjitha këto”, ka thënë Bernardeschi për RAI Sport pas ndeshjes. “Personalisht, kam vuajtur shumë, nuk ishte një sezon i lehtë për mua”.
“Kur luan një sezon të tillë, gjërat nganjëherë ndërlikohen. Por, unë di vetëm një metodë: të punosh dhe të përvjelësh mëngët, edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë”.
“Falë shokëve të mi të ekipit, stafit, të gjithë atyre që besuan në mua… ne jemi në majat e Evropës dhe nuk mund të shpaguhesha në një mënyrë më të mirë. Asnjëherë nuk kemi pasur frikë të mos e bëjmë”.
“Nga minuta e dytë ne gjithmonë kemi besuar në të”, ka shtuar mes tjerash Bernardeschi.
Italia e fitoi për herë të dytë trofeun më të madh për përfaqësuese në Kontinentin e Vjetër, derisa Anglia ende nuk e ka shijuar një sukses të tillë.