Bersant Celina me një nga golat më të bukur të javës (Video)

Prishtinë | 28 Nën 2021 | 17:30 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori, Bersant Celina ka shënuar një eurogol, që ndoshta do garojë edhe për çmimin e më të mirit të sezonit.

Kosovari në mënyrë maestrale nga rreth 18 metra parabuloi portierin edhe pse ishte në një pozitë jo të favorshme.

Pas një topi të pranuar, Celina bëri një parabolë të çmendur, duke shtangur portierin dhe mbrojtjen kundërshtare.

Këtë edicion, Celina ka zhvilluar 14 paraqitje në të gjitha garat për Ipswichin duke shënuar tre herë dhe bërë tre asistime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme