Berset: Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm edhe për Zvicrën

Prishtinë | 05 Tet 2023 | 14:33 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i konfederatës zvicerane, Alain Berset, ka deklaruar se një situatë e qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme edhe për shtetin që ai e drejton.

Në hyrje të samitit të Komitieti Politik Evropian në Granda të Spanjës, ai i komentoi edhe zhvillimet e fundit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku një grup i serbëve kreu agresion aty, duke e vrarë edhe rreshterin e policisë, Afrim Bunjakun.

“Nuk është asgjë e re”, shtoi Berset për situatën e fundit të shkaktuar.

Berset nënvizoi mbështetjen e Zvicrës për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe u bëri thirrje të dyja vendeve që të zbatojnë marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, të negociuara në pranverë, shkruan TIO20minuti.

Të ngjashme