Ai për audiencën shqiptare është bërë më i njohur për disa nga hitet që ka krijuar, ndonëse prej vitesh ka bërë një tërheqje nga muzika.
Bëhet fjalë për artistin shqiptar, Bertan Asllani, i cili tashmë ka debutuar në tregun turk, por në një profesion tjetër – atë të aktorit.
Pas paraqitjes në “Goç Zamanı” apo në shqip “Koha e Migrimit”, Asllani po vazhdon të jetë i pranishëm edhe në shumë seriale të tjerë.
Ai së fundmi është bashkuar me kastin e aktorëve të “Akrep” në personazhin e ‘Efe’, ku luan rolin e truprojës së një prej aktorëve kryesorë.
Pjesë e ‘Akrep’ janë edhe: Demet Akbag, Evrim Alasya, Bekir Aksoy dhe Yusuf Çim, që vazhdon të shfaqet para publikut të enjteve në mbrëmje.
Krahas karrierës, Bertani gjithashtu është fejuar me aktoren turke Hazal Sener, e cila është bërë më e njohur me karakterin e ‘Spark’ në serialin “Selena”.
Bertan dhe Hazal u fejuan saktësisht në gusht të vitit që lamë pas.