NLB Banka për herë të katërt me radhë ka fituar çmimin vjetor si Banka “Banka më aktive për lëshimin e garancioneve/letër kredive në Kosovë në vitin 2019″ nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) në kuadër të Programit të saj të Financimit të Tregtisë “Trade Facilitation Programme “(TFP).
Pas anëtarësimit në TFP katër vite më parë, NLB Banka është bërë një partner i rëndësishëm i BERZH-it në rajon. Përmes pjesëmarrjes së saj në TFP, NLB Banka mbështetet nga BERZH-i në aspektin e zvogëlimit të rreziqeve të ndryshme si tregtia dhe rreziku politik në drejtim të instrumenteve të financimit të tregtisë të lëshuar nga banka, për të lehtësuar aktivitetet e financimit të tregtisë së jashtme.
Në njoftimin e çmimeve vjetore të TFP, Francis Malige, Drejtor Menaxhues i EBRD, Institucionet Financiare deklaroj: “Financimi i tregtisë është thelbësor për të ngritur zhvillimin ekonomik në të gjitha rajonet ku vepron BERZH-i . Bankat tona partnere mundësojnë këtë, duke siguruar mjetet financiare dhe mbështetjen që lejojnë kompanitë të identifikojnë, eksplorojnë dhe pushtojnë tregjet e reja. Përmes çmimeve tona vjetore për TFP, ne jemi krenarë të njohim arritjet e bankave partnere në 27 vende, të cilat kanë ndikim të vërtetë dhe në mënyrë kreative përdorin produktet e BERZH-it për financimin e tregtisë ndërkombëtare. “
Drejtoresha e Pagesave dhe Divizionit të Thesarit Znj. Vesa Kuqi Gagica theksoi se: “NLB Banka ka nderin të pranojë edhe një herë çmimin si “Banka më aktive për lëshimin e garancioneve/letër kredive në Kosovë në vitin 2019” në kuadër të Programit të Financimit të Tregtisë (TFP). TFP fuqizon klientët e bankës sonë të eksplorojnë tregjet e reja dhe të krijojnë marrëdhënie me partnerët e tyre në të gjithë botën. Ne dëshirojmë të falënderojmë TFP për këshillat e tyre profesionale dhe të shprehim kënaqësinë që kemi bashkëpunimin produktiv me BERZH-in gjatë gjithë këtyre viteve”.
Programi i Financimit të Tregtisë (TFP) i BERZH-it, i lansuar në vitin 1999, synon të promovojë tregtinë e jashtme në, nga dhe midis vendeve në të cilat BERZH-i investon. Përmes programit, BERZH-i u siguron garancione bankave ndërkombëtare konfirmuese dhe kredi afatshkurtër bankave të zgjedhura dhe ndërmarrjeve faktorizuese për huazime për eksportuesit vendor, importuesit dhe distributorët.