BERZh lanson programin për financimin e ekonomisë së gjelbër

Prishtinë | 13 Mar 2018 | 12:09 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka lansuar një program të ri në Kosovë, Programi për Financimin e Ekonomisë së Gjelbër (GEFF), për të siguruar grante për amvisëritë me qëllim që të përmirësohet efikasiteti energjetik.

Linja kreditore prej 8.5 milionë euro tashmë janë nënshkruar me tri institucione partnere financiare, TEB Banka në Kosovë dhe institucionet mikro-financiare KRK (Kreditimi Rural i Kosovës) dhe AFK (Agjencioni për Financim në Kosovë, si pjesë e GEFF programit të madh prej 85 milionë i cili operon në Ballkanin Perëndimor.

Anca Ioana Ionescu, udhëheqëse e Zyrës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), tha se ky projekt do të përmirësoj jetën e qytetarëve dhe do të iu mundësojnë atyre që të kursejnë më shumë.

“Ne besojmë se ky financim do të qoj në përmirësime domethënë në jetën e njerëzve në Kosovë. Përmes këtij projekti njerëzit do të kursejnë më shumë. Jam shumë krenar se kemi bashkuar forcat me tre partnere financiare. 8.5 milionë euro janë nënshkruar me tre banka dhe ne duam të falënderojmë këto tri banka që e pranuan këtë sfidë”.

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova tha se përmes këtij projekti të efiçiencës së energjisë do të përmirësohet edhe siguria e energjisë.

Apostolova ftoi Qeverinë që të përshtatin legjislacionin e tyre me atë të Bashkimit Evropian lidhur me energjinë.

“Efiçienca e energjisë përmirëson sigurinë e energjisë dhe në të njëjtën kohë ul emetimet  kjo është arsyeja pse BE ka prioritetit këtë çështje. Ndërtesat në vend tani do të kenë certifikatë të energjisë,dizajni i secilit objekt duhet të jetë në harmoni me standardet evropiane të kursimit të energjisë”.

Ndërsa Dren Krypa, zëvendëskryeshef i TEB tha se fondi i investimeve do të jetë në vlerë 5 milionë eurove prej së cikave 15-20% do të jenë kthim në formë granti.

“Ky bashkëpunim i rëndësishëm ndërmjet dy institucioneve ka shënua sukses që ka sjellë  tani edhe kthimin e kredisë së gjelbër e cila besojmë se do të jetë një produkt  i favorizuar bankar për klientët të cikët duan të bëjnë investime në rritjen e efiçiencës së kursimit të energjisë. Fondi i investimeve do të jetë në vlerë prej 5 milionë euro,prej nga rreth 15 deri në 20% do të jenë kthim në forma granti tek kredimarrësit”.

Krypa më tutje bëri të ditur se për çdo kredi të ndarë do të mbjell nga një fidan në qytetin e përfituesit të kredisë me qëllim të rritjes së vetëdijes për ambientin.

 

Të ngjashme