17.6 milionë euro do të kushtojë faza e dytë e projektit për Rehabilitimin e linjës 10 Hekurudhore, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë, raporton Ekonomia Online.
Me ketë rast është nënshkruar Marrëveshja Grant për fazën 2 për projektin për Rehabilitimin e linjës 10 Hekurudhore nga ministri i Financave Bedri Hamza, shefja e Zyrës së BE-së dhe përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, si dhe drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për sektorin e Transportit Sue Barrett.
Shefja e Zyrës së BE-së dhe përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, tha se BE-ja do vazhdoj të ndihmojë Kosovën në financimin e projekteve të ndryshme që e ndihmojnë zhvillimin ekonomik.
“Nënshkrimi i kësaj marrëveshje që përfundonte pjesën e parë dhe pas 10 muajsh jemi në pjesën e dytë me financimin e sigurt shohim përpara të filloj puna në dy seksionet e projektit, do të rehabilitohen rreth 100 kilometra hekurudhë dhe ngritja e 5 stacioneve në seksionin në kufi në Maqedoni dhe Fushë Kosova në Mitrovicë”.
“Nënshkrimi i marrëveshjes për pjesën e parë ka qenë e arritur e rëndësishme për rehabilitimin e rrjetit të hekurudhave që lidh pjesën e lindjes me pjesën tjetër evropiane. Sot kemi arrit në një nivel ka tjetër me nënshkrimin e këtij rehabilitimi i këtij seksioni do filloj në muajt në vijim, BE-ja ka siguruar 17.6 grant dhe ky investim bashkë me tjera investime mbi 42 milionë euro që përfshin edhe huat e marra nga BERZh dua të falënderoj BERZh-in për bashkëpunim në investime në Ballkanin Perëndimor. Kjo është lidhje e Kosovës me hekurudhë dhe është në interes të qytetarëve dhe ekonomisë të përfundoj kjo punë”, tha ajo, raporton EO.
“Ky projekt do përmirësoj sigurinë dhe efikasitetin e sigurt hekurudhor për gjysmën e popullatës të Kosovës dhe do krijoj 160 vende të punës gjatë ndërtimit dhe veprimtarisë së përmbajtjes do ndihmoj në mirëmbajtjen e rrjetit të hekurudhës për të siguruar transport të sigurt dhe pas përfundimit bartja e udhëtarëve do rritet më tepër dhe gjithashtu do reduktohen kostot e udhëtimit dhe do zvogëlohet lirimi i karbonit dhe do sigurohemi për ajrin e pastër”.
Drejtoresha e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për sektorin e Transportit, Sue Barrett tha se në bashkëpunim me BE-në po ndihmon Kosovën.
“Ky është projekti i dytë në këtë projekt që përfshin projektin e dytë të BERZh në projektin e transportit. Jam e kënaqur që me rezultatet e projektit ne po thellojmë bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor. BE-në dua të falënderoj për bashkëpunimin dhe për bashkëfinancimin e këtyre projekteve dhe ne jemi të zotuar të vazhdojmë të investojmë në transportin e Kosovës dhe të mundësojmë ndërlidhjet e Kosovës në BE. Marrëveshja që nënshkruam sot do plotësoj huat nga BERZh-i rreth 80 milionë euro që do lidh Maqedoninë ne jug dhe Serbinë në veri”
Ministri i Financave (MF), Bedri Hamza tha se sot Kosova ka marrë një lajm të mirë ku nga taksapaguesit evropian ka marr 17.6 milionë euro falas në mënyrë që të ndihmohet në rehabilitimin e linjave hekurudhore, raporton Ekonomia Online.
“Është kënaqësi ndihem i nderuar që pata kënaqësinë e nënshkrim të marrëveshjes dua të falënderoj zyrën e BE-së në Kosovë bankën dhe mbi gjitha taksapaguesit evropian që me taksa tyre kanë kontribuar dhe vazhdojnë te kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës”.
“Marrëveshja që nënshkruam është grant kontribut financiar pa kthim, para falas qe kanë vlerë 17.6 milion dhe do përdoren për financim rehabilitim e linjës hekurudhore prej Fushë Kosovës deri Mitrovicë”.
“Totali i investimin ne këtë projekt qe do kontribuoj ne uljen e kostove për biznese në rritjen e shpejtësisë të lëvizjes, ideve, njerëzve dhe mallrave është 195.5 milion euro që është i projektuar të zhvillimet në 3 faza. Shpejt presim me filluar me negociata tjera për segmentin prej Mitrovicës deri te kufiri i Kosovës”.
“Pjesa më e madhe e projektit është në formë të granteve më tepër se 50% janë grante nga BE-ja që i falënderojmë taksapaguesit evropian, uroj që pasi konstruksioni financiar është i sigurt të fillohet me zbatimin e projektit dhe fillimi i vitit të ardhshëm të jetë koha e fillimit të projektit sipas standardeve evropiane”.