Qasja selektive dhe përjashtuese ndaj Kosovës duhet të ndalojë. Vlerat e shoqërisë evropiane duhet të integrojnë vlerat tona, si përkushtim i mirësisë, virtyteve dhe altruizmit.
Si rrallëherë ngjarje botërore na sfidojnë solidaritetin dhe rrugët e përbashkëta. E tillë është situata e tanishme, e cila me agresionin rus në Ukrainë, ka argumentuar edhe më shumë, se njerëzimi bashkë është më i fortë dhe vetëm së bashku mund t’ia dalim në situata të vështira!
Dita e Evropës është ngjarja që sjellë në kujtesat tona kolektive unitetin dhe paqen ndërmjet popujve të Evropës, por edhe indinjatën tonë karshi izolimit dhe pamundësisë së lëvizjes së lirë, si e drejtë e natyrshme njerëzore.
Qasje selektive dhe përjashtuese ndaj Kosovës duhet të ndalojë. Vlerat e shoqërisë evropiane duhet të integrojnë vlerat tona, si përkushtim i mirësisë, virtyteve dhe altruizmit.
Bashkëpunimi ynë si respektim i vullnetit të ndërsjellë të popujve në shoqërinë evropianë, i përbërë nga shumë aspekte, është kyç për zhvillimin tonë dhe thelbësor për familjen e madhe evropiane.
HappyEuropeDay to European Union Kosovo and Ambassador Tomáš Szunyog!