Besa Ismaili, kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, ka vlerësuar si shumë të dobishme për qytetarët, idenë e kreut të PDK-së Kadri Veseli për luftën kundër korrupsionit dhe legalizimin e rreth 350 mijë shtëpive e banesave anekënd Kosovës.
“Unë jam bashkuar me Partinë Demokratike të Kosovës sepse u besoj zotimeve e planeve të mëdha që ka bërë kjo parti e lideri i saj Kadri Veseli për të çuar përpara agjendën antikorrupsion. Dhe jo vetëm. Ajo po e dëshmon vendosmërinë dhe vullnetin duke dhënë shembullin vetanak! Secila prej pikave të Planit Anti Korrupsion të shpalosur prej Kadri Veselit ka për të sjelluar një ndryshim të madh në Kosovë, sidomos vendosja e parimit të përgjegjësisë civile. Gjithmonë kam besuar se njerëzit janë peng i veprave të veta dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet apo zgjedhje personale që i bëjnë! Por në Kosovë nuk kam parë një kulturë dhe praktikë institucionale ku individi edhe bartë përgjegjësitë dhe pasojat e (mos)veprimeve te veta. Për më keq, kam parë shumë herë se ‘faturat’ i kanë hequr të tjerët: institucioni, qytetarët, etj. Së dyti kam për disa vite, në mënyre indirekte, jam njohur dhe kam përcjellë punën e legjislativit, përqasjet, zhvillimet dhe dinamikat e tij. Kam menduar gjithmonë se parlamenti po merret shumë me sulme personale që shpesh shkonte në banalitet e nuk bënte mjaftueshëm për të sulmuar korrupsionin”, ka shkruar Ismaili në faqen e saj në Facebook.
“Jam ndjerë e frymëzuar dhe e inkurajuar kur kam parë se te dy këto shqetësime te mia, përgjegjësia civile dhe mbikëqyrja parlamentare kundërkorrupsion përmes komisionit te përhershëm parlamentar, janë adresuar në pikat e Planit kundërkorrupsion të kryetarit Kadri Veseli. Unë mendoj se kjo është lufta jonë më e rëndësishme tani, lufta kundër korrupsionit i cili vepron kundër qeverisjes së mire, minues ndaj demokracisë armik i ekonomisë së tregut. pengues i investimeve e rrjedhimisht zhvillimit ekonomik.
Së pari, një çështje civile fillon kur një person ose një entitet (siç është një korporatë ose qeveria), i quajtur paditësi, pretendon se një person ose entitet tjetër (i pandehuri) nuk ka arritur të kryejë një detyrë ligjore që i detyrohet paditësit. Vendi ynë përballet më një numër të konsiderushëm të të hollave të humbura nga përgjegjësia jo e duhur e zyrtarëve të lartë shtetëror. Janë disa faktorë që kanë kontribuar në këtë e një prej tyre është nepotizmi. Drejtuesit institucional të një partie heqin zyrtarë me kontrata të rregullta për të bërë vend për militantët e tyre. Punonjësit e hequr ngrejnë padi, fitojnë gjyqin dhe marrin dëmshpërblim ndërkohë që drejtuesi që i ka hequr nuk paguan asnjë cent. Me parimin e përgjegjësisë civile ata do kenë kosto e do maten dy herë përpara se ti bëjnë këto veprime të nepotizmit. Për ta ilustruar këtë çështje ta përmendim komunën e qytetit ku jam rritur, Mitrovicë. Vetëm në vitin e kaluar, nga mos zbatimi i kontratave, përmbaruesi ka detyruar institucionin e Komunës që t’i kthejë borxhet, me ç’rast, ka përfituar afër 50.000 euro. Pra kemi një shumë të madhe parash për shpagim të dëmit, përveç pageses si mjet kontraktual i zbatimit. Mirëpo shkaktarët, drejtuesit e institucioneve nuk ndëshkohen se fatura paguhet nga taksat tona.
Janë të shumta po ashtu rastet kur nga papërgjegjësia e institucioneve shtetërore për zbatimin e kritereve të caktuara, të parapara nga bordet e ndërmarrjeve publike apo institucioneve relevante, janë humbur miliona euro. Rasti më i njohur është rasti i Ministrisë së Infrastrukturës me në krye me Lutfi Zharkun në lidhje me kompaninë Bechtel Enka. Siç është përmendur në Paktin kundër korrupsionit, prezantuar nga z.Kadri Veseli, është e arsyeshme që të ndërtohet një kuadër ligjor mbi përgjegjësinë e civile për demin e shkaktuar gjatë ushtrimit të detyrës. Është paraparë një ligj i modelit Italian, me parashikime dysheme, jo shteruese se kur mund të lind përgjegjësia civile për zyrtarin e lartë publik përfshi këtu gjyqtarin”, ka shkruar Ismaili.
“Së dyti, është tejet e rëndësishme formimi i komisionit parlamentar kundër korrupsion i drejtuar nga opozita është një kulturë e re novatore e demokratike në Kosovë. Pra brenda parlamentit opozitës do i jepet më shumë pushtet në çeshtje të ndryshme, dëgjim, njoftim dhe ushtron kompetenca të gjera për hetim të mëtutjeshëm të politikave të caktuara që kanë të bëjnë me korrupsion. Puna e mbikëqyrjes do të shtoj presionin e legjislativit ndaj zyrtarëve abuzues dhe do rrisi llogaridhënien dhe transparencën në vend. Të dy këto nisma janë revolucionare për Kosovën, por mos të harrojmë se Plani Kundër Korrupsionit ka 25 pika, secila prej tyre që mbështetet në raste të shumta e modele të suksesshme ndërkombëtare”, shkruan Ismaili.