Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK-PSD, Besa Luzha, ka ftuar qytetarët që të votohet në zgjedhjet e 6 tetorit.
“Nëse dëshiron që në Kuvendin e Kosovës, të jesh i/e përfaqësuar nga një deputete me dije, guxim, përkushtim dhe integritet 100%, voto: 69 Besa Luzha”, ka shkruar ajo në Facebook.
Në pika të shkurtra ka dhënë edhe disa premtime për arsim dhe kulturë.
“Rekrutimi i mësimdhënësve me meritë. Decentralizimi i shkollave deri në nivel të drejtorëve që atyre t’iu mbetet në dorë menaxhimi. Dyfishimi i buxhetit të tanishëm. Investimet kapitale me shfrytëzu ligjin për sponzorizime. Decentralizim i teatrove të qyteteve. Muzetë me u lidh me turizëm, Një fond të pavarur të kulturës. Një këshill kombëtar të kulturës. Festivalet do të kenë financim të qëndrueshëm dhe kontratë 5 vjeçare”, ka thënë Luzha.