Është hedhur shorti i edicionit të garave për edicionin 2024/25 në Raiffeisen Ligën e Parë të Kosovës në futboll.
Skuadra që do të garojë në vend të Phoenix-it është Besa e Pejës, e fuzionuar në klubin nga Banja. Pejanët do ta fillojnë kampanjën në Skënderaj, si mysafirë të Drenicës.
Pos Besës, Liria, Fushë Kosova dhe KEK-u janë tre emrat e rinj që i bashkohen skuadrave nga ky kompeticion. Dy të parat kanë rënë nga Superliga, kurse obiliqasit u inkuadruan nga Liga e Dytë.
Më poshtë i gjeni të gjitha çiftet e xhiros së parë në të dyja grupet:
Grupi A:
Liria – Trepça
Rahoveci – Rilindja
Trepça ’89 – Istogu
Mitrovica – Vëllaznimi
Drenica – Besa Peja
Grupi B:
Ramiz Sadiku – Vushtrria
Prishtina e Re – 2 Korriku
Fushë Kosova – Dinamo
Vjosa – Flamurtari
KEK-u – Kika
Sezoni i ri i Ligës së Parë fillon më 17 gusht 2024.