“Besa për Kosovën” ndihmon Vushtrrinë me 200 pako ushqimore e higjienike, të gjitha produkte vendore

Prishtinë | 20 Pri 2020 | 12:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Vushtrrisë ka pranuar 200 pako me produktet ushqimore dhe higjienike nga Besa për Kosovën. Këto ndihma janë ndarë nga rrjeti i parë i Bizneseve shqiptare Fondacioni “BESA” nga Bavaria, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, Organizata GERMIN, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri ka thënë se këto pako janë një ndihmë e madhe për këtë komunë meqë numri i qytetarëve në nevojë po rritet dita-ditës.

“Fondacioni Besa, Rrejti i bizneseve shqiptare në Bavari të Gjermanisë,  bashkë me Klubin e Prodhueseve dhe Germinin,  kanë sjellë 200 pako. Në këtë kohë pandemie kur jeta, puna, ekonomia  ndalur,  përveç rasteve sociale që janë të rregullta, numri i familjeve që kanë nevojë për mbështetje po rritet dita ditës”, tha  Tahiri.

Tahiri ka falënderuar diasporën për mbështetjen që po i bëjnë qytetarëve nevojë.  “Të gjitha këto ndihma  me listë do tu dërgohen në shtëpi përfitueseve dhe lista do të kthehet donatorëve për të qenë sa më transparent”, tha ai.  

Tahiri ka bërë me dije se të gjithë përbërësit janë prodhime vendore.

“Është një e mirë që shumëfishohet sepse jo vetëm ndihmohen familjet në nevojë por ruhen edhe vendet e punës”, ka thënë Tahiri.

Ai ka bërë thirrje që të ndryshohet Ligji i prokurimit,  në atë mënyrë që edhe në emër të mbrojtjes së ambientit do të mundësohet më tepër qasje dhe do tu jepet më shuam qasje prodhuesve vendorë, për cdo produkt që do të blihet përmes Ligjit të Prokurorimit Publike.

“Kam bërë thirrje që të blehet patatja që është në stok në komunën e Vushtrrisë, të jetë te rezervat shtetërore dhe pastaj të shpërndahet te rastet sociale. Kjo do të kishte efekt edhe te bujku sepse do të kishte me çka ta mbjellë pataten por njëkohësisht  do të kishte efekt se komunat do të kishin çka të shpërndanin te komunat. Falënderoj rrjetin e bizneseve dhe si rezultat i një organizimi që e kemi pasur deri në këtë moment nga prodhuesit  e Vushtrrisë janë marrë deri në 80 ton patate”, tha Tahiri.

Ndërsa, Astrit Panxha nga Klubi i Prodhuesve ka thënë se këto pako janë të mbushura me produket vendore.  Sipas tij në këtë mënyrë po ndihmohen qytetarët në nevojë por edhe prodhuesit vendorë.  “Për neve është shumë me rëndësi sepse me këtë fushatë ne po i mbrojmë vendet  e punës sepse janë vetëm produkte të Kosovës dhe po iu ndhmojnmë  familjeve në nevojë, po e ruajmë ekonominë dhe po e blejmë paqen sociale në kohën e Covid-19. Që është duke bërë dëm të madh në shumë aspekte si në shëndetin publik dhe shëndetin e ekonomisë.”, tha ai

Edhe Panxha ka bërë thirrje të ndërrohet  Ligji i Prokurimi Publik.

“Është shumë me rëndësi që të ndërrohet Ligji i Prokurimit Publik, sepse Qeveria është shpenzuesi më i madh në Kosovë. Nëse mjetet e shpenzuara përdoren për të blerë produkte vendore atëherë efekti do tëjetë shumë më i madh  sepse do të rriten kapacitete prodhuese, por në të njëjtën kohë do të mbrohet ambienti sepse këto produkte  nuk kanë nevojë të udhëtojnë aq shumë. Kemi rastin e patates në Vushtrri. Qeveria duhet të blejnë rezerva, të stimulon ekonominë”, tha Panxha.

Të ngjashme