Mesfushori i Kosovës, Besar Halimi, po vazhdon me paraqitje të rregullta në Bundesliga 2.
Ai në fakt nuk ka luajtur thuajse fare deri në janar, fillimisht për shkak të një lëndimi e më pas për shkak të koronavirusit. Por tashmë po starton rregullisht te Sandhauseni.
26-vjeçari të dielën luajti deri në minutën e 73-të në ndeshjen kundër Eintracht Braunschweigut. Felix Kroos shënoi gol në minutën e 91-të për fitoren 1:0 të Braunschweigut.
Në dhjetë ndeshje, Halimi ka një gol e një asistim.