E mbijetuara e sulmeve serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, Besarta, ka uruar të gjithë shqiptarët për nder të 27 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Ekonomia Online.
Deri në formimin e Ushtrisë Çlirimtare, ajo tha se përkushtimi ndër breza për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës kishte filluar të zbehej, dhe përveç dëshirës, nuk kishte shpresë.
Dedikimi i saj :
“Epokë e re”
Deri në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkushtimi ndër breza për liri e pavarësi, kishte filluar të zbehet. Përpos dëshirës, nuk kishte shpresë…
Vargu i ngjarjeve të rëndësishme në tokën Dardane, po krijonin rrethana me premisa për një “Epokë të re”…
Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përbën epokën e re për mbarë kombin shqiptar.
27 vjet nga atëherë, mes emocioneve më lejoni të ju uroj përzemërsisht të gjithëve për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ta nderojmë sakrificën e dëshmorëve, invalidëve dhe secilit ushtarë të UÇK-së – duke u bashkuar për ta bërë vendin tonë ashtu siç e ka ëndërruar Adem e Hamëz Jashari.
Zoti e bekoftë kombin shqiptar.
E juaja,
Besarta H. JASHARI