Beshiktashi i Milot Rashicës nuk po arrin të këndellet në Europa League.
Pas humbjes së thellë në xhiron e parë te Ajaxi (4-0), Milot Rashica me shokë u mposhtën edhe në shtëpi nga Eintracht Frankfurti.
Dy gola të shpejtë të mysafirëve në pjesën e parë (’19, ’22) dhe një në minutat e fundit të ndeshjes (82′) mjaftuan që të sigurojnë fitoren e parë këtë sezon në Ligën e Evropës.
E turqit krejt çka mundën të bënin ishte t’i shënonin një gol në minutën 93 mysafirëve.
Gjermanët në xhiron e parë barazuan me Plzenin në shtëpi, me rezultat 3-3.
Vlen të theksohet se Rashica luajti plot 63 minuta.