Edhe pse ai është i bindur se nuk ka ndryshuar asgjë, madje këmbëngul se është po i njejti si para martese, Bes Kallaku tani vjen ndryshe. Të paktën këtë zbuluan moderatorët e emisionit Wake Up.
“Nuk ka ndryshuar asgjë. Normal e kam vënë Xhensilën të gatuajë dhe sa vij nga palestra në mëngjesin e preferuar, djathë, domate dhe vezë të skuqura”, u shpreh Besi.
“Në fakt dua të them një sekret të Xhensilës: ajo nuk i ka më qejf koncertet dhe muzikën, më ka thënë që është gati për një fëmijë – tha Besi që vijoi më pas me batutat e tij – Po punojmë, pastaj janë punët e Zotit. Por edhe ne po punojmë” deklaroi Besi.
Aktualisht Besi është duke administruar bizneset e tij në kryeqytet, ndërsa zbulon se është duke përzgjedhur skuadrën me të cilën ai vitin e ardhshëm do të realizojë një program televiziv.
Ai mbetet ende i lidhur fort me një njeri dhe ajo është gjyshja e tij: “Ija është njeriu më i shtrenjtë për mua. Po të shikoni dhe fotot te mua ajo ulet përpara në makinë dhe Xhensila mbrapa, kuptohet që rregullat i kam vendosur unë, por dhe Xhensila. Kam vendosur që dhe Ijen ta marr në koncertet e mia”, u shpreh ai.