Mbrëmjen e kaluar Bes Kallaku ishte i ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku tregoi edhe njohjen me Xhensilën. Ndoshta askush prej nesh nuk e kishte imagjinuar por Nard Ndoka ka qenë “sebepi”, që çifti janë takuar për herë të parë.
Politikani para disa vitesh e kishte marrë në telefon Besin për t’i kërkuar që të shkonin në Vlorë. Kur kishte dalë nga shtëpia, Besi ishte hasur me Xhensilën dhe aktori kishte rënë në dashuri me shikim të parë.
Gjithsesi, Besi e falenderoi mbrëmë Nardin publikisht në emisionin e Ermalit. Menjëherë Nardi ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku pasi ka shprehur vlerësimet e tij për Besin, ka shkruar edhe një ankesë për të.
“Bes Kallaku një humorist ‘bio’, që unë e kam mik prej vitesh, por tashti qe u martua i ka harruar edhe shokët”,-shkruan Ndoka në Facebook.