Ish-ministri i LDK-së, Besian Mustafa dje gjatë ditës ka reaguar për zhvillimet në Kuvend të Kosovës.
Mirëpo, deklaratat e Mustafës për rrymën në veri dhe përplasjet që janë bërë në mes të deputetëve, nuk ju kanë pëlqyer komentuesve që e kanë kritikuar të njëjtin përmes komenteve.
Mustafës në Facebook, komentuesit i kanë shkruar se LDK-së nuk janë duke iu shitur këto “propaganda”.
“Nuk po ju shiten mo këto propaganda për qata skeni me arrit ma shumë se 13% se populli nuk han bari po sheh”, ka shkruar një komentues.Reklamë
Ish-ministri i ka shkruar komentuesit, se nëse nuk i besojnë atij, atëherë për vendimin lidhur me pagesën e rrymës në veri duhet ta pyesin Albin Kurtin, kryeministrin e Kosovës.
I njëjti ka vazhduar tutje, duke i pyetur komentuesit nëse LVV-ja ka vendosur që t’i paguaj 11 milion euro për rrymë në veri ose jo.
Megjithatë, komentuesit, kanë vazhduar edhe më tutje duke i thënë Besian mustafës se njejtë kishte vepruar edhe PDK-ja bashkë me LDK-në.
“Dmth edhe LVV po vepron si të tjerët që 20 vjet. Në rregull”, është përgjigjur Mustafa.