Ministrit në detyrë të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, do të mbajë konferencë për medie në lidhje me aksionin e policisë në këtë ministri, ku u arrestuan 12 zyrtarë.
Konferenca do të mbahet në ora 15:30, në ambientet e MBPZh-së.
Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tregoi se aksioni në fjalë ka rezultuar me arrestimin e 12 personave, nga të cilët 10 janë persona zyrtarë dhe 2 qytetarë që kanë ndikuar në forma të ndryshme.
Ndërsa janë sekuestruar rreth 400 mijë euro.