Besiana Kadare për herë të dytë përfaqëson Shqipërinë në UNESCO

Prishtinë | 11 Nën 2021 | 10:53 | Nga Ekonomia Online

Besiana Kadare është akredituar për herë të dytë si Ambasadore e Shqipërisë në UNESCO.

“Sot pata nderin të dorëzoj kredencialet qe më akredituan si Ambasadore dhe Delegate e Përhershme e Shqipërisë pranë UNESCO-s, tek Drejtoresha e Përgjithshme Audrey Azoulay.  Ishte një privilegj i veçantë të paraqes kredencialet e mia në prani dhe të ministres së Jashtme te Shqiperise Olta Xhacka. Mirënjohëse!”, ka shkruar Kadare në një postim në Facebook.

Shqipëria është anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO) më datë 16 tetor 1958.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme