Legjenda e Liverpoolit, aktualisht trajner i Rangers, Steven Gerrard pëlqehet shumë nga klubi i madh turk, Besiktas.
Klubi bardhezi momentalisht gjendet në pjesën e poshtme të tabelës në ligë pas shtatë ndeshjeve, me vetëm dy fitore.
Paraqitjet e dobëta dhe pozita në tabelë kanë bërë që klubit të tronditet dhe të mendojë ndryshimet.Lexo po ashtu:
Sipas mediumit beIN Sports Turkey, Besiktasi do të emërojë presidentin e tyre të ri javën e ardhshme.
Presidenti i ri thuhet se ka të ngjarë të zëvendësojë menaxherin e tyre Avdullah Avci, i cili mund të shkarkohet.
Ky medium shton se Besiktasi mund të bëjë që anglezi Steven Gerrard të jetë objektivi i tyre numër një për bankinë.