Në zgjedhjet lokale që do të mbahen në Kosovë përsëri do t’i hyj garës për kryetar të komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi.
Kështu është vendosur sot pas mbledhjes së degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Kaçanik.
Me vendim të kryesisë, Ilazit i është besuar përsëri që të kandidoj për kryetar të kësaj komune.
Ndryshe, Ilazi është kryetar i komunës së Kaçanikut që nga viti 2012.
Ai njihet si një kryetar i suksesshëm dhe pa skandale.