Besim Kamberaj pezullohet nga detyra pas aktakuzës për korrupsion

Prishtinë | 01 Gus 2025 | 14:14 | Nga Ekonomia Online

Qeveria në detyrë ka marrë vendim për pezullimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Besim Kamberaj, pas ngritjes së një aktakuze ndaj tij për një rast korrupsioni, raporton Ekonomia Online.

Vendimi u mor në mbledhjen e së premtes dhe u votua unanimisht nga kabineti qeveritar.

Aktakuza ndaj Kamberajt është ngritur muajin e kaluar, dhe përfshin akuza për kryerjen e një vepre penale gjatë ushtrimit të funksioneve zyrtare. Në të njëjtën çështje është i përfshirë edhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, i cili po ashtu përballet me të njëjtën akuzë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë prezantimit të vendimit, deklaroi se pezullimi është një masë e nevojshme për të ruajtur integritetin institucional dhe për të garantuar funksionimin e paanshëm të administratës publike.

“Duke marrë parasysh ngritjen e aktakuzës ndaj një nëpunësi të kategorisë së lartë për vepra penale që ndërlidhen me ushtrimin e funksionit të tij, pezullimi është vendim i domosdoshëm në përputhje me parimet e mirëqeverisjes”, tha Kurti.

Të ngjashme