Të krishterët shënojnë Festën e Krishtlindjeve.
Besimtarët e krishterë, sot festojnë Krishtlindjet, e cila ndryshe njihet edhe si ditëlindja e Krishtit.
Ditëlindja e Krishtit shënohet më 24 dhe 25 dhjetor, ku mesha kryesore e Krishtlindjeve fillon në ora 24:00.
Për nder të kësaj feste, Ipeshkvia e Kosovës organizon aktivitetet e përhershme. Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në ora 18:00 zhvillohet pritja solemne, kurse në ora 23:30 mbahet Koncerti i Krishtlindjeve nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës dhe nga ora 24:00 fillon mesha solemne.
Mesha dhe ceremoni festive do të ketë edhe më 25 dhjetor.