Sot janë hapur të gjitha xhamitë dhe kishat në tërë Kosovën. Besimtarët duhet të ndjekin një protokoll sigurie që ndihmon në parandalimin e përhapjes së Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.
Ka filluar falja e namazit të drekës. Për herë të parë pas mbylljes nga 13 marsi po falet namazi i drekës nga besimtarët mysliman. I pranishëm është edhe kryeimam në Bashkësinë Islame të Kosovës, Prishtinës, Sabri Bajgora
Ata e kanë ruajtur distancën mes njëri tjetrit dhe duke respektuar masat sipas rekomandimeve të IKSHP-së.
Pas këtij vendimi, Bashkësia Islame ka treguar për udhëzimet e masat që duhet zbatuar besimtarët pas hapjes së tyre.
Ismail Ali Krasniqi mes emocionesh flet për rihapjen e xhamive duke thënë se kjo është një ditë e shenjtë për të gjithë besimtarët mysliman.
Krasniqi falënderoi udhëheqësit e Kosovës për vendimin që xhamitë të rihapen.
“Sot gjithë besimtarët duhet ta falënderojmë Allahun. E përshëndes vendimin për rihapjen e xhamive”, tha ai.
Ai tha ka porositur për kujdes dhe që ta ruajmë njëri-tjetrin.
“Ruajeni dhe duajeni njëri tjetrin. Masat duhet t’i respektojmë dhe urdhrat nga qeveria, sepse është për të mirën e popullit. Po më duket sikur ky rast nuk ka ndodhur kurrë dhe po ndihem shumë mire sepse është një ditë e shenjtë”, tha ai.