Besimtarët myslimanë mbushin plot sheshin në Tiranë për Fitër Bajram

| 21 Pri 2023 | 12:16 | Nga

Besimtarët myslimanë në Shqipëri kanë falur Fitër Bajramin në sheshin “Skënderbej”.

Pamjet me dron që janë publikuar nga mediat, ku shihet se besimtarët kanë mbushur plot sheshin.

Ceremonia e faljës së Bajramit është drejtuar nga kryetari i KMSH, Bujar Spahiu.

Ceremonia nisi me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë.

Ndryshe, edhe kryeministri shqiptare, Edi Rama ka uruar myslimanët për festën e Fitër Bajramit.

Të ngjashme