Nënkryetari i VV’së Besnik Bislimi nuk është kandidat i kësaj partie për deputet.
Ish-ministri i Financave dhe Transfereve nga Lëvizja Vetëvendosje, Besnik Bislimi vazhdimisht është shprehur optimist për rezultatin e VV’së në zgjedhjet e parakohshme.
Bislimi nuk ishte kandidat për deputet as në zgjedhjet e kaluara.
Listës së Vetëvendosjes i prin Albin Kurti pasuar nga Vjosa Osmani.