Për ta kuptuar se sa i ligë është dikush mjafton të merret si shembull Besnik Bislimi. I njëjti thuajse kurrë nuk ka marr pjesë në aksionet e VV, madje edhe atëherë kur protestohej për kauza që kjo parti i quante jetike për Kosovën, sikur se privatizimi, demarkacioni, asociacioni etj etj.
Këtë strukje e bënte me arsyetimin se është profesor dhe po i dëmtohet kredibiliteti akademik, ndërkohë sot i pari merr yrysh për t’i sulmuar deputetet e opozitës për ta mbrojtur shefin e tij nga kritikat dhe buzëqeshjen e Mimozës me Sllavkon.
Në këtë moment e harron pozitën e profesorit. Mirëpo, refuzimi i tij në atë kohë për t’u bërë pjesë e aksioneve të partisë së tij, dhe aktet e tij të dhunshme sot, lidhet me diçka tjetër. Sepse atëbotë VV nuk ishte në pushtet.
Kurse sot duke qenë se e kontrollon aparatin e dhunës së shtetit shpreson të strehohet pas aparatit represiv shtetëror për ta dhunuar çdo kënd që guxon ta përqesh shefin e tij.
Madje edhe gjestikulimet dhe lëvizjet e tij pas aktit shpërfaqin këtë intencë. Pasi e gjuan deputetin e PDK-së menjëherë shkon dhe mshefet pas ministrit të Mbrojtjes.
Kjo strukje mbase e (pa)vetëdijshme i vjen nga mendimet e errëta se edhe ushtrinë mund ta përdor si mjet për për ta sulmuar opozitën.
(Autori ka qenë aktivist dhe deputet i Vetëvendosjes)