Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, do të mbajë me 5 maj 2021 një mbledhje, ku do t’i ketë në rend të ditës pesë pika të ndryshme.
Pika më e rëndësishme që do të diskutojë ky komisionin është vizita e Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Besnik Bislimi, i cili do të raportoj për vizitën e tij që e pati në Bruksel.
Në këtë takim është paraparë që të miratohet rendi i ditës, miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar dhe të ndryshme.
Pikë me rëndësi që pritet të diskutohet brenda këtij komisioni është edhe shqyrtimi i përfundimit nr.08-P-007 lidhur me formimin e grupit të miqësisë.