Besnik Hasi emërohet trajner i klubit Al Ahli në Arabinë Saudite

Prishtinë | 07 Qer 2021 | 13:21 | Nga Ekonomia Online

Besnik Hasi do ta vijojë në Arabinë Sauditë karrierën e trajnerit. Ish-futbollisti i Kombëtares Shqiptare, pasi mbylli përvojën 3-vjeçare në krye të Al Raed, po në Arabinë Saudite, ka firmosur me ekipin e Al Ahli, të qytetit Jeddah.

Sezonin që sapo u mbyll, Al Raed e mbylli në vendin e 9-të me 36 pikë, duke rrezikuar deri në javën e fundin rënien nga kategoria.

Edhe Al Ahli nuk pati një sezon për t’u mbajtur mend, teksa u rendit në vendin e 8-të pas 30 javëve.

Hasi ka përvojë të çmuar si trajner në Europë, pasi ka drejtuar emra të rëndësishëm si Anderlecht, Legia Warszawa dhe Olympiacos.

49-vjeçari në të shkuarën ka qenë shumë pranë emërimit trajneri i Shqipërisë, por në atë kohë vendosi të qëndronte te Anderlechti.

Të ngjashme