Besnik Osmani viziton tregun e qytetit, premton transformim modern

Prishtinë | 30 Sht 2025 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besnik Osmani ka njoftuar se ka vizituar tregun e kësaj komune.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social Faceook ka treguar se në këtë treg bashkohen prodhuesit vendor dhe prodhimet e freskëta.


“Një mëngjes i bukur në pazarin e qytetit tonë! Pazari është vendi ku bashkohen prodhuesit vendorë me prodhime të freskëta e cilësore, por edhe shitësit e gjësendeve të vjetra që mbajnë gjallë traditën tonë. Këtu qytetarët bëjnë pazaret e tyre, ndajnë buzëqeshje dhe takohen me dashamirësi”, ka shkruar ai.

Osmani është zotuar se ky treg do të rregullohet me pamje të re.


“Shumë shpejt, ky treg do të marrë pamje më të rregulluar, me tezga të përshtatshme dhe nyje sanitare moderne – duke u shndërruar në një hapësirë të rehatshme, dinjitoze dhe mikpritëse për të gjithë”, ka shkruar ai.

Të ngjashme