Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur për dy vjetët e Qeverisë Kurti. Ai ka thënë se janë bërë dy vjet që “kur Qeveria Kurti e instaloi pasigurinë më të madhe që nga koha e pasluftës”.
“Duke i shtyrë përpara ligjet antikushtetuese është prekur shtylla kurrizore, bazamenti i një shteti që është administra ligjore dhe shteti ligjor. Kosova është më e varfër që nga 14 shkurti i vitit 2021. Qytetarët e Kosovës duke e humbur shpresën kanë marrë rrugën e mërgimit. Duke mos mundur ta konceptojnë zhvillimin, duke mos pasur asnjë investim të huaj tash e dy vjet, duke thënë se do të bëjnë me qindra çerdhe, Qeëveria Kurti është kthyer në një instancë që vetëm flet për 20 vjetët e kaluar”, tha Tahiri në Kuvend.