Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka thënë se secili prej nesh është thellë i tronditur e me zemër të thyer, me rastin e humbjes së dy bijëve të familjes Arifaj, vëllezërve Hasanit e Blerianit.
Ai tha se Kosova humbi dy djemë si drita, duke ndarë përgjithmonë dhimbjen me familjen Arifaj.
Njoftimi i plotë:
Sonte secili prej nesh është thellë i tronditur e me zemër të thyer, me rastin e humbjes së dy bijëve të familjes Arifaj, vëllezërve Hasanit e Blerianit. Sot në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, isha pranë familjes Arifaj. Dje dhe sot, secili shqiptar, kudo në botë, me mendje, me shpirt e me zemër, ka ndarë dhimbjen dhe pikëllimin me prindërit, vëllaun dhe me të gjithë familjarët e dy engjujve që na lanë. Kurrë nuk do ta harroj shtrëngimin e duarve me babain e engjujve, Arifin, forcën e tij të pashoq. Kosova humbi dy djemë si drita, duke ndarë përgjithmonë dhimbjen me familjen Arifaj. I perjetshëm kujtimi për dy djemtë e familjes Arifaj, dy djemtè e Kosovës!