Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se është e rëndësishme që angazhimi amerikan në Kosovë të jetë i vazhdueshëm, në veçanti në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO, në lidershipin amerikan në arritjen e marrëveshjes ndërkombëtare ligjërisht të obligueshme të njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Duke iu referuar vizitës […]
Besnik Tahiri: Lidershipi amerikan i nevojshëm në arritjen e marrëveshjes së njohjes reciproke me Serbinë

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se është e rëndësishme që angazhimi amerikan në Kosovë të jetë i vazhdueshëm, në veçanti në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO, në lidershipin amerikan në arritjen e marrëveshjes ndërkombëtare ligjërisht të obligueshme të njohjes reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.
Duke iu referuar vizitës në Departamentin Amerikan të Shtetit, Tahiri tha se diskutimi dhe çështjet e ngritura ishin jashtëzakonisht të mirëseardhura, sidomos në funksion të avancimit të bashkëpunimit të dy shteteve.











