Kandidati i AAK-së për kryetar të Podujevës, Besnik Tahiri, ka prezantuar kandidaten për asamble komunale, Qëndresa Musa Sheholli.
Postimi i plotë:
Qëndresa Musa Sheholli, është një profesioniste e përkushtuar për familjen dhe biznesin. Ajo ka mbaruar studimet për Administratë Publike, po ashtu është në vitin e fundit në Fakultetin e Fizikës. Qëndresa, aktualisht udhëheq administratën në biznesin e familjes dhe është në proces të licencimit për instruktore.
Qëndresa do të jetë pjesë e ekipit për administratë dhe kandidate për asamble komunale. Në fokus të analizës në fushën e administratës do të trajtohet lidhja e sistemeve brenda komunës; sistemi i integruar i shërbimeve; digjitalizimi i kërkesave dhe shërbimeve; standardizimi dhe kodimi i shërbimeve.
Administrata komunale do të kthehet në model të ofrimit të shërbimeve dhe gjenerator i zhvillimit.
Qendresa dhe ekipi ynë i profesionistëve të rinj do të instalojë një menaxhim modern dhe evropian, ashtu siç e meritojnë qytetarët e Podujevës.