Në vazhdën e takimeve me komuna, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri së bashku me Faruk Nurën dhe Agim Hazirin kanë takuar kryetarin e Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, me të cilin kanë biseduar për zhvillimet dhe situatën e tanishme në këtë komunë në kohën e pandemisë.
Në takim, konfirmova se do të vazhdoj të jem i përqendruar për t’i dhënë përkrahje konkrete prioriteteve që kanë komunat e Republikës së Kosovës. Kryetarit Haliti i ofrova gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të ofruar mbështetje institucionale për Komunën e Vitisë në zhvillimin e kapaciteteve të nevojshme për t’u ballafaquar me pandeminë.
Falënderoj kryetarin Haliti për mirëpritjen dhe takimin, duke ritheksuar mbështetjen për të adresuar dhe ndihmuar nivelin lokal në Kosovë.