Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri në takimin e mbajtur me Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë Vesel Krasniqi, kanë diskutuar për situatën në sektorin e gastronimisë.
Tahiri u informua nga ministri Krasniqi për kërkesat që kanë gastronomët dhe kërkoi nga qeveria lirimin e masave për këtë sektor.
Njoftimi i plotë:
Me z. Vesel Krasniqi, Ministër i Tregtisë dhe Industrisë diskutuam për situatën në sektorin e gastronomisë. Ministri Veseli më informoi për kërkesat e sektorit të gastronomisë dhe kërkoi që si qeveri të marrim vendim për lirimin e masava për këtë sektor. U dakorduam që të hënën të diskutojmë me Ministrin e Shëndetësisë për këtë temë, para mbledhjes së Qeverisë se kur duhet të marrim një vendim për gastronomi.