Besnik Tahiri takon zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian Rainer Wieland

Prishtinë | 21 Maj 2023 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, ka takuar zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, deputetin gjerman, z. Rainer Wieland. Tahiri tha se diskutimi me Wieland është gjithmonë përmbajtjësor dhe shtytës për reflektim.

Po ashtu, Tahiri i theksoi dy nevoja themelore në rrafshin strategjik dhe rolin e partive politike.

“Pata kënaqësinë të takoj zëvendëspresidentin e Parlamentit Evropian, deputetin gjerman, z. Rainer Wieland. Diskutimi me z. Wieland, është gjithmonë përmbajtjesor dhe shtytës për reflektim. Po i ndaj dy: nevojën për qartësim dhe veprim në rrafshin strategjik dhe rolin e partive politike.

Drejtimi strategjik

Integrimi euro-atlantik për ne duhet të jetë prioriteti i parë, proces ky që garanton sigurinë në vend e rajon, dhe e bënë Kosovën pjesë të barabartë me vendet tjera anëtare të BE-së. Pra, vendi e shoqëria nuk duhet të fokusohen në lëvizje taktike, por veprime strategjike.

Subjektet dhe organizimet politike

Partitë politike janë organizata që prodhojnë ekzekutiv, pra udhëheqës të qeverive. Kjo, nënkupton që zhvillimi, profilizimi dhe forcimi i partive me kuadër e resurse njerëzore është po aq i rëndësishëm sa vet Qeveria”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Krejt në fund Tahiri tha se indiferenca e të rinjve ndaj angazhimit politik është brengosëse.

“Indiferenca e të rinjve ndaj angazhimit politik është brengosëse. Kjo, duhet ndryshuar duke u hapur partitë, punë që jemi duke e bërë në AAK. Shpejt do të dalim me dy produkte politike si dritare të reja për angazhim të gjeneratave të reja”, përfundoi ai.

Të ngjashme