Beteja e ashpër disavjeçare e divorcit mes Brad Pitt dhe Angelina Jolie po i afrohet fundit pasi aktori raportohet se ka hequr dorë nga kërkesa e tij për kujdestarinë e përbashkët të fëmijëve të tyre.
Çifti, i cili është përfshirë në një betejë ligjore që kur u ndanë në vitin 2016, janë aktualisht në negociata dhe “lufta” e tyre pritet të përfundojë në verë, raporton Daily Mail.
Aktori, 60 vjeç, fillimisht kishte kërkuar një marrëveshje 50/50 në lidhje me gjashtë fëmijët e tyre, por është zbuluar se ai nuk po e kundërshton më këtë çështje.
Një faktor për këtë vendim është se fëmijët tashmë janë rritur. Shiloh është 17-vjeçe, Knox dhe Vivienne, të dy 15 vjeç, janë ende nën 18 vjeç.
Ndërsa fëmijët më të mëdhenj, Maddox 22, Pax, 20 dhe Zahara, 19, nuk kanë marrëdhënie të mirë me të atin dhe duke qenë se janë moshë madhore nuk përfshihen në asnjë marrëveshje kujdestarie.
Djali i birësuar Pax dyshohet se nuk ka folur aktorin që pas përplasjes së tyre në avion privat. pas së cilit erdhi edhe fundi i martesës së çiftit, dhe thuhet se nuk e konsideron më Brad Pitt si prind.
Në vitin 2020, në llogarinë e tij private në Instagram, ai e quajti Brad një ‘person i neveritshëm’.
“Ti herë pas here e provon veten se je një person i tmerrshëm dhe i neveritshëm. Ju nuk keni konsideratë apo ndjeshmëri ndaj katër fëmijëve tuaj më të vegjël që dridhen nga frika kur janë në praninë tuaj. Nuk do ta kuptosh kurrë dëmin që i ke bërë familjes sime, sepse nuk je në gjendje ta bësh këtë”.
Përveç kësaj, Zahara mban vetëm mbiemrin e aktores ‘Zahara Jolie’ në vend të ‘Zahara Jolie Pitt’, që është emri i saj ligjor.