Napoli, Atalanta, Milani dhe Juventusi kërkojnë fitore në duelet përkatëse sonte, në ndeshjet që fillojnë në orën 20:45
Tri xhirot e fundit të sezonit në Serie A do të jenë mjaft interesante.
Mbi të gjitha, fokusi do të jetë në luftën për Top 4, ku katër skuadra po i kërkojnë tri pozita.
Në fakt, Napoli, Atalanta, Milani dhe Juventusi po synojnë të përfundojnë në katërshen e madhe për të luajtur në Ligën e Kampionëve edicionin tjetër.
Napolitanët fituan mbrëmë 5:1 ndaj Udineses dhe kaluan përkohësisht në pozitën e dytë.
Ndërkohë, sonte Atalanta llogarit në fitore ndaj Beneventos, të cilës po ashtu iu nevojiten pikët për mbijetesë.
Kurse, Milani e viziton Torinon, e cila di të jetë mjaft e rrezikshme në shtëpi.
Kuqezinjtë janë të motivuar pas fitores ndaj Juventusit në udhëtim dhe tash e duan një tjetër fitore në Torino.
Skuadrës së Mërgim Vojvodës e Samir Ujkanit do t’ju mjaftonte një barazim në luftën e tyre për mbijetesë.
Kurse, Juventusi e viziton Sassuolon.
“Bianconeri” kanë përfunduar momentalisht jashtë Top 4 dhe nuk kanë më vend për gabime.
Megjithatë, Sassuolo ka ditur shpesh t’ju prishë punë skuadrave të mëdha italiane.
Këto ndeshje do të fillojnë në orën 20:45.