Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti përmes një statusi në faqen zyrtare në Facebook, lidhur me zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës.
Gjoshi, ka thënë se Kurti është duke shpërfaq dobësi të Republikës së Kosovës. Këtë po i shkaktojnë zgjedhjet në veri sepse Qeveria e Kosovës nuk po arrin të sigurojë hapjen e shkollave në veriun e Kosovës ku qytetarët do të mund të votonin, ka thënë Gjoshi, raporton Ekonomia Online.
“Albin Kurti është dorëzuar përballë Listes Serbe të Milan Radojiçiqit, me të cilin ai dhe partia e tij, Vetëvendosje, janë zënë duke u koordinuar për politika të brendshme të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Postimi i plotë:
Kryeministër, ku e ke sovranitetin në veriun e Kosovës?
Nuk je në gjendje t’i hapësh shkollat si qendra të votimit më 21 prill edhe këtë po vazhdon ta quash shtrirje sovraniteti?
“21 Prilli” është vetëm shpërfaqje e dobësisë të Republikës së Kosovës nga kryeministri, Albin Kurti.
Për të gjithë ata që nuk janë të informuar, më 21 prill, Qeveria e Kosovës nuk po arrin të sigurojë hapjen e shkollave në veriun e Kosovës ku qytetarët do të mund të votonin.
Albin Kurti është dorëzuar përballë Listes Serbe të Milan Radojiçiqit, me të cilin ai dhe partia e tij, Vetëvendosje, janë zënë duke u koordinuar për politika të brendshme të Republikës së Kosovës.