Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se janë betuar 80 noterë të rinj.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se ata e kanë dhënë betimin para ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kryetarit të Gjykatës Supreme, Fejzullah Rexhepi dhe kryetarit të Odës së Noterëve, Shpend Haskaj.
Pas përfundimit të ceremonisë, Haxhiu ndau licencat për noterët e emëruar dhe ju uroi suksese dhe punë të mbarë dhe me përgjegjësi në përmbushjen e detyrave të tyre.
Haxhiu tha se Provimi i Noterisë ka qenë ndër proceset më transparente e profesionale të organizuara ndonjëherë dhe sipas saj shtimi i noterëve të rinj do të përmbushë nevojat e qytetarëve për shërbime noteriale. /Klankosova.tv