Pas verifikimit të mandateve deputetët e rinj janë betuar njëzëri, raporton Ekonomia Online.
Pika tjetër e rendit të ditës është propozimi i kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
Ndër të tjerash në betimin e tyre theksohet përfaqësimi me dinjitet i popullit dhe puna në interes të shtetit të Kosovës,.
Aty deputetët betohen se do të mbrojnë tërësinë territoriale dhe integritetin institucional të Kosovës.
Deklarata e betimit lexohet nga kryesuesi i mbledhjes ndërsa nënshkruhet nga secili deputet veçmas.