Muharrem Nitaj i AAK-së është betuar si deputet i Kuvendit të Kosovës. Nitaj zëvendëson deputetin e PDK-së Agim Aliu i cili është zgjedhur kryetar i komunës së Ferizaj.
Nitaj dha dorëheqje nga pozita e zëvendësministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për t’iu përkushtuar Kuvendit.
Atij i uroi mirëseardhje kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili edhe i lexoi tekstin e betimit.