Beyonce dhe Jay Z ndihmuan muzeun e Luvrit që të thyejë rekordin e vizitorëve

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Luvri, që është muzeu më i vizituar në botë, ka thyer rekord të ri, krejt për shkak të Jay Z dhe Beyonces.

Çifti realizuan videoklipin e projetit “Apeshit” në muzeun e famshëm në Paris, që u vizitua plot 10.2 milionë herë në vitin 2018.

Ky numër shënon rritje 25 për qind të vizitorëve, duke mposhtur rekordin e mëparshëm prej 9.7 milionë vizitorëve në vitin 2012.

Sipas The Guardian, është numri më i madh i vizitorëve ky për muzeun e këtij lloji, para Muzeut Kombëtar në Kinë dhe Muzeut Metropolitan të Artit në Nju Jork.

Numri më i madh i vizitorëve të huaj ishte nga ShBA-ja dhe Kina.

Luvri po ashtu arriti të atraktojë vizitorë të rinj, me më shumë se 50 për qind të tyre nën moshën 30 vjeçare.

Rritja e vizitorëve të rinj i atribuohet videoklipit “Apehsit” që u shikua 150 milionë herë në YouTube.

Në videoklip të këngës nga albumi “Everything is Love” shfaqen disa prej punëve më të famshme të muzeut, përfshirë edhe Mona Lisa.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme