Këngëtarja Beyonce ka mundësi që të krijojë një film ku në të do të përmbledhë të gjitha koncertet e saja që i pati në kuadër të turneut botëror, “Renaissance”.
42-vjeçarja është në bisedime për shpërndarjen e projektit direkt në AMC Theatres, raporton Variety. Sipas medias, filmi do të publikohet më 1 dhjetor.
Mediumi Deadline tha se Beyonce i xhiroi dy shfaqje pjesë të turneut të saj botëror në qytetin e saj të lindjes, Houston, Teksas, muajin e kaluar për filmin.
Gazeta shtoi se këngëtarja e hitit “Halo” mund ta publikojë filmin e koncertit kur turneu i saj të përfundojë në Kansas City, Missouri, të dielën në mbrëmje.
Përfaqësuesit e Beyonce dhe AMC nuk iu përgjigjën pyetjeve të People për këto raportime.