Këngëtarja amerikane, Beyonce, ka zbuluar fotografinë kryesore të albumit “Black Is King”.
Ajo është shfaqur mjaft atraktive, në një veshje me lëkurë të leopardit, ndërsa pozoi mbi një makinë të llojit Rolls-Royce, shkruan Daily Mail.
E rrethuar me meshkuj me ngjyrë, Beyonce ka lënë duart e lira mbi veturë ndërsa është fokusuar nga kamera.
Kjo vjen, pasi ylli ndërkombëtar kishte shpërndarë një paraqitje të shkurtës për “Black Is King”, i cili do të realizohet më 31 korrik të këtij viti.
Inspirimi për titullin e albumit erdhi nga pjesëmarrja e saj në filmin ‘The Lion King’, e që tashmë fjalën mbret, ajo po e përdor për njerëzit me ngjyrë, menjëherë pas vdekjes së afro-amerikanit George Floyd.
Kohët e fundit ajo ka qenë edhe bërë zëri i fushatës ‘Black Lives Matter’, ku edhe dhuroi donacione të ndryshme për të luftuar racizmin.